Kthehu lart

Martial thumbon Mourinhon: Është më e thjeshtë të luash me Solskjaerin

Martial thumbon Mourinhon: Është më e thjeshtë të luash me Solskjaerin GazetaExpress

​Para dhjetorit ishte me një këmbë jashtë Manchester Unitedit, ndërsa sot, Anthony Martial, është shndërruar në lojtarin më të dashur dhe më produktiv për “Djajtë e Kuq”.

Martial po shkëlqen me trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer, ashtu si e gjithë skuadra – që nuk di për humbje në 11 ndeshje me radhë në të gjitha garat, raporton Gazeta Express.

Talenti francez nuk luajti shumë me Mourinhon, por është tjetër lojtar me Solskjaerin dhe e ka pranuar se filozofia e lojës që aplikonte portugezi, nuk i përshtatej atij dhe shumë futbollistëve tjerë.

“Trajneri më kërkon që të sulmoj më shumë. Ai ka qëllime të tjera, dhe ne po përpiqemi të bëjmë atë që ai na kërkon. Është më e thjeshtë të luash këtë stil futbolli dhe jo stilin që Mourinho na kërkonte”, theksoi francezi. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 18:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera