Kthehu lart

Marseille i bashkohet garës për Zaza

Marseille i bashkohet garës për Zaza GazetaExpress

Olympique Marseille i është bashkuar Nice, Portos dhe Torinos në gjah për sulmuesin e Italisë dhe Valencias, Simone Zaza

Sipas L’Equipe, skuadra e Marseille dhe trajneri i tyre Rudi Garcia – ish lojtar i Romës  - janë duke e monitoruar nga afër situatën.

Zgjedhja e tyre ishte Mario Balotelli, por negociatat me Nice u prishën pasi që oferta e tyre për 2.5 milionë euro u refuzua.

Zaza ka shënuar 13 gola në 33 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar, por nuk bën pjesë në planet e Valencias për të ardhmen.

Raportohet se Valencia është e hapur për një huazim pesë milionë për 27 vjeçarin, me Nice, Porto dhe Torino që po ashtu kanë shprehur interesim për lojtarin. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Gusht 2018 23:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera