​Lojtarët e Tottenhamit të lodhur, u detyruan të flinin në kampin e stërvitjeve

Disa lojtarët e Tottenhamit kanë bërë të ditur se rënia e formës së klubit është për shkak të lodhjes fizike dhe mendore. Ata besojnë se duhet të marrin më shumë ditë pushim nga trajneri i tyre, Mauricio Pochettino.

GazetaExpress

Tottehnami e pësoi humbjen e tretë radhazi për herë të parë nën drejtimin e Pochettinos, në ndeshjen kundër Interit, të cilën e humbën me rezultat 2-1. Në këtë ndeshje, të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Tottenhami fillimisht kishte qenë në epërsi, por Interi kishte arritur ta përmbysë rezultatin, transmeton Gazeta Express.

Pasi u kthyen nga Italia, në mesnatë, lojtarët e Tottenhamit u detyruan të qëndrojnë për herë të parë në kampin e stërvitjeve Einfield, para se të stërviteshin menjëherë nesër për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës, kundër Brightonit në Premierligë.

Lojtarët nuk e kanë problem të flenë në këtë kamp, i cili u ndërtua gjatë verës dhe përdoret për periudhën e pushimit mes seancave stërvitore. Por, tani, lojtarët e Tottenhamit mendojnë se atyre është duke iu kërkuar më tepër punë se sa që është e nevojshme.

Lodhja e tyre është bërë edhe më e theksuar tani, sidomos pasi që shumica prej lojtarëve të Tottenhamit nuk kishin marrë mjaftueshëm pushim as verës, për shkak të turneut të Kupës së Botës. Në këtë turne kishin qenë të përfshirë 12 lojtarë, tetë prej të cilëve kishin arritur deri në gjysmëfinale.

Megjithatë, drejtuesit e klubit insistojnë që orari i stërvitjeve nuk është ndryshuar gjatë këtyre katër viteve që ka kaluar Pochettino në klub. Por, ata e pranojnë se lojtarët janë duke u ankuar për këtë orar tash e një kohë të gjatë. /Gazeta Expresss/

Të tjera

Lajmet e fundit