Kthehu lart

Legjenda e Liverpoolit: Pa Alissonin, Liverpooli nuk do të kishte shpresa

Legjenda e Liverpoolit: Pa Alissonin, Liverpooli nuk do të kishte shpresa GazetaExpress

Jamie Carragher, legjendë e Liverpoolit, është optimist për sezonin e ardhshëm pas transferimit të portierit Alisson në Anfield pasi që mendon se pozita e portierit ishte pikë e dobët për skuadrën sezonet e kaluara.

Liverpooli investoi 74.6 milionë euro për portierin brazilian të Romës, Alisson, pasi që e humbën bësimin te dy portierët e tjerë në skuadër, Loris Karius dhe Simon Mignolet, përcjell Gazeta Express.

Skuadrës së Jurgen Kloppit për sezonin e ardhshëm iu kanë shtuar edhe Xherdan Shaqiri, Fabinho dhe Naby Keita. Pa këto nënshkrime, ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Carragher, beson se tifozët e klubit nuk do të kishin besuar se do të fitonin tituj.

“Transferimi i Alissonit e ka rritur besimin te të gjithë. Shpresoj se ai do të jetë një portier i mrekullueshëm dhe të mbahet mend gjithmonë. Për Liverpoolin ka qenë e nevojshme të bëjnë ndryshim në pozitën e portierit sepse përndryshe nuk do të kishte aspak besim në Liverpool”, ka thënë Carragher. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Gusht 2018 08:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera