Kthehu lart

Lautaro: Sistemi i Argjentinës ndryshe nga Interi

Lautaro: Sistemi i Argjentinës ndryshe nga Interi GazetaExpress

Lautaro Martinez mendon se ka filluar të luaj më shumë në Inter “për shkak të sistemit taktik”, por ai theu akullin edhe për Argjentinën mbrëmë ku shënoi gol

21 vjeçari shënoi golin e parë për Argjentinën mbrëmë në fitoren 4-0 në miqësore kundër Irakut, me shokun e tij të skuadrës Mauro Icardi që e shikojë këtë ndeshje nga tribunat e Riadit.

“Natyrisht, është një gol i rëndësishëm sepse është starti im i parë, por duhet që të vazhdojë të punojë për t’u përmirësuar”, tha ai për gazetarët.

“Isha jashtë për pak ndeshje shkaku i lëndimit, kështu që ishte një vendim i bërë bashkë me stadin mjekësor të Kombëtares dhe Interit. Tani mezi pres të vazhdojë dhe të gjithë e dinë që ndeshja e radhës me Brazilin është speciale, edhe nëse është miqësore”.

Lautaro ka shënuar gol në Serie A edhe për Interit, por ka vetëm 172 minuta lojë të ndara në katër ndeshje.

“Për momentin, jam duke luajtur me Interin për shkak të sistemit të taktikave që jemi duke përdorur dhe trajneri përvon të na mbaj në formë. Unë po vazhdoj të punoj, të përpiqem për më të mirën dhe të përmirësohem që të jem gati edhe për Kombëtare kur ftohem”.

“Kam biseduar edhe me Scalonin për ftesat me Kombëtare dhe ne do të shohim nëse ai vendos të luajë me një apo dy sulmues”. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2018 08:34
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera