Kthehu lart

Lajm i mirë për lojtarin kosovar të Barcelonës

Lajm i mirë për lojtarin kosovar të Barcelonës GazetaExpress

Pas një kohe të gjatë mungese si pasojë e lëndimit, Labinot Kabashi është rikuperuar, dhe pritet të kthehet në aksion me skuadrën e Barcelonës U19.

Ai fillimisht do të luajë me skuadrën U19 para se të vazhdojë me Barcelonën B në javët e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

18-vjeçari i lindur në Vantaa të Finlandës, me origjinë nga Kosova, luan në pozitën e mesfushorit qendror, dhe është pjesë e akademisë së Barcelonës që nga viti 2011, kurse në këtë stinor ka vetëm dy paraqitje.

Kabashi në moshën 16-vjeçare u ftua në Kombëtaren e Kosovës nga ish-trajneri, Albert Bunjaku, në vitin 2016.

Talenti kosovar konsiderohet si Andres Iniesta i ri për shkak të pozitës dhe stilit të tij të lojës. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 13:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera