Kthehu lart

Ky lojtar i Levantes nuk ka të drejtë të luajë kundër Real Madridit

Ky lojtar i Levantes nuk ka të drejtë të luajë kundër Real Madridit GazetaExpress

Levante nënshkroi me Borja Mayoral nga Real Madridi në huazim në ditën e fundit të afatit kalimtar, por sulmuesi nuk mund të luaj kundër klubit të tij kur skuadra nga Valencia do ta viziton Santiago Bernabeun këtë vikend.

Los Blancos e kanë përfshirë në kontratën e tyre të huazimit të ashtuquajturën “një klauzolë të frikës”, që do të thotë se Levante duhet të paguajë një shumë të caktuar nëse dëshirojnë që spanjolli të luajë kundër klubit të tij.

Si e tillë ai do ta shikojë nga shtëpia ndeshjen e Levantes, derisa skuadra e Levantes do të kërkojë që të vazhdojë krizën e Real Madridit.

Mayoral edhe ashtu nuk i ka luajtur minutat e plota të tij me skuadrën aktuale.

Qëkurse i është bashkuar këtij klubi, ai ka luajtur vetëm 195 minuta dhe nuk ka startuar në dy ndeshjet e fundit, pavarësisht deklaratave të drejtorit sportiv Vicente Blanco që Mayoral është i vetmi sulmues qëndror në klub. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 15 Tetor 2018 23:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera