Kthehu lart

Kuzhina e klubit të Premier League e “pushtuar” nga minjtë

Kuzhina e klubit të Premier League e “pushtuar” nga minjtë GazetaExpress

Fusha stërvitore e Crystal Palace është mbushur me minj për muaj të tërë teksa kuzhina e klubit është goditur me notën më të keqe të higjienës.

Palace stërvitet në Beckenham dhe kuzhina është përdorur nga yjet e klubit të Premier League dhe stafi teknik të cilët punojnë aty.

Notat e higjienës janë nga zero në pesë. Zero do të thotë se duhet të bëhen ndryshime të menjëhershme.

Dhe kuzhina e Palace prej muajsh të tërë është pushtuar nga minjtë dhe gjatë kontrollit të bërë më 29 gusht të 2018, kuzhinës i është dhënë nota zero.

“Duhet t’i jepnim notën zero për higjienën e vendit ku bëhen ushqimet,” shprehet inspektori i zyrës së shëndetit.

“Kjo për shkak të gjendjes së ambientit, e cila ka qenë e papranueshme.”

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 06 Dhjetor 2018 08:04
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera