Kthehu lart

Kush ishte babai i Mërgim Mavrajt?

Kush ishte babai i Mërgim Mavrajt? GazetaExpress

Sot në orën 04.15 pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit të shquar Mustafë Mavraj, lajm që na tronditi shpirtin. Emigroi në Gjermani në vitet 70-ta, përpara se të emigroi në Gjermani kishte bë një kalim Ilegal në Shqipëri në shenjë mospajtimi me gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, edhe ne Shqipëri kishte pas një gjendje më të mjerueshme.

Në Gjermani punon pa u ndalur për familje dhe Kosovën, kur Presidenti Rugova themeloi LDK-në, pa asnjë hezitim u kyç dhe gjithnjë punoi me një fuqi të jashtëzakonshme shpirtërore që një ditë Kosova me vizionin rugovian të bëhet e pavarur, fati deshi të prekë dhe pavarësinë e Kosovës që ju gëzuar pa masë.

Familja ishte primare, ai donte që fëmijët të dinë dhe të ruajnë identitetin e tyre nacional, gjuhën dhe kulturën Iliriane, të gjithë këto investime familjare u kurorëzuan me sukses, nga kjo frymë atdhetare u lind dhe u rrit edhe ylli i Kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, të cilin e shoqëroj që nga shkolla e futbollit për të rinj në regjionin Offenbach të Gjermanisë aty ku dhe jetonin. Edhe këtu mundi i rezultoi sukses. Duhet cekur se që nga paraqitja e sëmundjes së pashërueshme afër kishte familjen deri në frymëmarrjen e fundit. Në këto momente jemi me familjen dhe lutemi që humbjen të shndërrojnë në qëndresë shpirtërore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që do ta mbuloj padrejtësisht!

Nga Suedia, Daut Kabashi, nip i të ndjerit.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 03 Prill 2015 17:39
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera