Kthehu lart

​Kur u sulmua nga kroatët, sportisti i klubit serb bërtiste: Unë jam malazez!

​Kur u sulmua nga kroatët, sportisti i klubit serb bërtiste: Unë jam malazez! GazetaExpress

​Lojtarët e ekipit serb të Crvena Zvezdas u sulmuan sot pasdite në Split të Kroacisë, përderisa ishin ulur në një kafe me fanellat e klubit të tyre.

Disa të rinj shkuan drejt tyre dhe filluan t’i sulmonin. Tre lojtarë nga skuadra e klubit serb u arratisën, njëri prej tyre duke u gjuajtur në det, transmeton Gazeta Express.

Mediat serbe raportojnë se lojtari i cili u gjuajt në deti ishte portieri Aleksander Krajl dhe ai doli nga uji vetëm në atë moment kur erdhi policia. Krajl ka lindur në Cetinje të Malit të Zi.

Disa qytetarë spanjollë i ndihmuan Krajlit të dalë nga deti, përderisa disa të pranishëm të tjerë bërtisnin se ai është çetnik. Përderisa po gjuhej në ujë, ai bërtiste: “Unë jam malazez!”, shkruan e përditshmja kroate, index.hr.

“Nëse nuk do të gjuhesha, ata do të më vrisnin. Kishin me vete thika, shkopa druri dhe hekuri. Faleminderit për spanjollët që më ndihmuan”, tha Krajl pas këtij incidenti.

Slobodna Dalmacija

Vaterpolist Crvene zvezde spasio se skokom u more od napadača u centru Splita

Tani është zbuluar se ata ishin sulmuar pasi që iu ishte kërkuar që t’i largonin simbolet e klubit serb nga veshjet e tyre, gjë të cilën ata nuk kishin pranuar ta bëjnë.

Në vend që të largonin ato simbole, sportistët serbë kishin kërkuar që të largoheshin nga ajo kafene. Personat që e shkaktuan incidentin nuk i lejuan ta bëjnë këtë gjë dhe filluan t’i sulmojnë.

Këta janë lojtarët e Crvena Zvezdas të cilët pritej të ndesheshin sot kundër Mornarit të Kroacisë, në sportin “water polo”, mirëpo ata u kthyen në Beograd menjëherë pas këtij incidenti.

Në orën 13:40, policia kroate u njoftua për këtë sulm dhe tani ata janë duke i kërkuar pesë kroatët të cilët e shkaktuan këtë incident. Njëri prej tyre mbeti i lënduar dhe atij i ishte ofruar ndihmë mjekësore, të cilën nuk e pranoi.

Autoritet përgjegjëse në Kroaci kanë bërë të ditur se personat që e kishin shkaktuar këtë incident ishin të armatosur me thika dhe shkopinj të ndryshëm druri. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 09 Shkurt 2019 22:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera