Kthehu lart

Kovacic: Hazardi është i mrekullueshëm, mbrojtësit e kanë të pamundur ta rrëzojnë

Kovacic: Hazardi është i mrekullueshëm, mbrojtësit e kanë të pamundur ta rrëzojnë GazetaExpress

Eden Hazardi është një talent i jashtëzakonshëm, kështu e ka cilësuar bashkëlojtari i tij, Mateo Kovacic, i cili erdhi në Chelsea gjatë kësaj vere nga Real Madridi në formë të huazimit.

Belgu ka kontribuar në 5 gola, duke e përfshirë hat-trickun e tij në ndeshjen e kaluar kundër Cardiff Cityt, transmeton Gazeta Express.

“Ai i ka të gjitha, por gjëja që më ka impresionuar më shumë janë ndërhyrjet që iu bëhen  dhe ai gjithmonë qëndron në këmbët e tij, nuk rrëzohet”, ka thënë kroati.

“Premierliga është një ligë e vështirë, më e vështira në botë sipas meje, dhe ai thjeshtë luan me mbrojtësit. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një djalë shumë i mirë”.

“Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë që kam luajtur. Ai është duke e ndihmuar shumë skuadrën”.

Chelsea sot luanë si mysafir ndaj rivalit lokal, West Hamit prej orës 14:30. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Shtator 2018 10:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera