Kthehu lart

​Kosovës i lëndohet një lojtar në prag të ndeshjes ndaj Maltës

​Kosovës i lëndohet një lojtar në prag të ndeshjes ndaj Maltës GazetaExpress

Mbrojtësi Leart Paçarada nuk do të mund t’i ndihmojë Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e këtij muaji të vlefshme për Ligën e Kombeve, pasi që u lëndua gjatë seancës stërvitore.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se mbrojtësi anësor ka udhëtuar menjëherë në Gjermani, por nuk ka saktësuar se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

“Futbollisti i Kombëtares A Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova do të ndeshet sonte në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri” me Maltën, ndërsa pastaj do të udhëtojë në Ishujt Faroe për ndeshjen e radhës. Këto ndeshje do të jenë të vlefshme për grupin e tretë të Ligës D në Ligën e Kombeve, ku Dardanët për momentin radhiten të parët. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Tetor 2018 11:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera