Kontributi i Shaqirit për Liverpoolin i jashtëzakonshëm, tregojnë statistikat

Liverpooli ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.

GazetaExpress

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri pa dyshim ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda 10 minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës, raporton Gazeta Express.

Kontributi i Shaqirit në stinorin e tij të parë në Premierligë me fanellën e kuqe ka qenë mjaft i madh, ku deri më tani ka shënuar pesë gola dhe ka bërë 2 asistime në 13 paraqitjet e tij.

Pra Shaqiri ka kontribuar në golat e Liverpoolit çdo 89 minuta. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit