Kthehu lart

Kaka: Paqueta ka te ardhme të ndritur

Kaka: Paqueta ka te ardhme të ndritur GazetaExpress

Legjenda e Milanit, Kaka beson që Lucas Paqueta “ka një të ardhme të ndritur përpara”, por, “do të ishte mirë që ne mos të bëjmë krahasime qysh tani me legjenda”

Ylli i Flamengos është pajtuar për të kaluar te kuqezinjtë në Milan dhe është krahasuar me disa lojtarë brazilian, përfshirë edhe Kakan.

“Ai është një lojtar i cili ka një të ardhme të ndritur përpara”, tha ish mesfushori në një intervistë për Milan TV.

“Ai tashmë është ftuar edhe në Kombëtaren e Brazilit, por është më mirë për të që ne mos ta krahasojmë me asnjërin prej tyre. Kam parë shumë krahasime me të tjerët por edhe me mua, me Paton, me Ronaldinhon, Cafunë, Rivaldon...me të gjithë brazilianët të cilët kanë luajtur në histori të Milanit”.

“Ne kemi nevojë që ti largojmë këto krahasime sepse ai duhet të vijë këtu dhe të luajë i qetë dhe pa probleme. Jam i bindur që nëse ndodh kjo, ai do të luajë mirë”.

Kaka është përfolur edhe për një rikthim në klub si drejtor.

“Kam biseduar me Leonardon dhe Paolon. Për momentin jam afër me Milan por kjo është e tëra, prioriteti i im është ende të jem afër familjes, pranë Lucas dhe Isabellas, të cilët janë 10 dhe 7 vjet”.

“Kam biseduar shumë me Leon, për t’u përpjekur dhe ta kuptoni pse do të jeni drejtor, unë jam duke përfunduar një kurs të menaxhimit në Brazilit”.

“Shpresojë që një ditë të punojë në Milan si drejtor sportiv, por për momentin nuk ka asgjë”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 15 Tetor 2018 23:03
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera