Kthehu lart

Juve pas Iscos

Juve pas Iscos GazetaExpress

Sky Sport Italia thotë se Juventusi tani do të fokusohet pas Iscos, pasi situata e tij në Real Madrid është e komplikuar.

“Zonja e Vjetër” përveç Aaron Ramseyt po mendon që ta sjellë në Torino edhe mesfushorin spanjoll të Realit, transmeton Gazeta Express.

Isco fitoi tre Liga të Kampionëve me Realin nën urdhëratë e Zinedine Zidane, mirëpo ka startuar vetëm pesë herë në këtë stinor të La Ligës, pasi që trajneri aktual, Santiago Solari, nuk e preferon atë.

Për këtë ka folur edhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos: “Është një situatë e komplikuar për të”.

“Të gjithë dëshirojnë të luajnë. Vendimet merren nga trajneri”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 08:16
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera