Kthehu lart

Ja çfarë thotë Gerrardi për lojtarin shqiptar

Ja çfarë thotë Gerrardi për lojtarin shqiptar GazetaExpress

Legjenda e Liverpooli dhe trajneri aktual i Rangers, Steven Gerrard ka mbajtur konferencën për media së bashku me shqiptarin, Eros Grezdën.

Në javën e kaluar Grezda luajti për 55 minuta si titullar, ai pritet ta ketë një mundësi tjetër këtë fundjavë, transmeton Gazeta Express.

 “Unë e pres me padurim këtë ndeshje. Tani do të luajë në vend të Rayan Kent dhe Daniel Candeias, që mungojnë. Është vërtetë një ndeshje e madhe për ne dhe për mua dhe shpresoj të fitojmë në këtë takim”, tha anësori i Kombëtares së Shqipërisë.

“Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në repartin sulmues, por jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të shikoj se çdo të bëjë Grezda. Ky është shansi i tij për të impresionuar dhe ta fitojë fanellën e Rangersit”, ka thënë trajneri i klubit skocez. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 09 Nentor 2018 19:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera