Kthehu lart

​Ish-drejtori i Ferrarit: Schumacheri e shikoi me mua garën në Brazil

​Ish-drejtori i Ferrarit: Schumacheri e shikoi me mua garën në Brazil GazetaExpress

Vetëm pak ditë pas deklaratës se priftit Georg, rreth takimit që ka patur me Michael Schumacher në vitin 2016, heshtjen e “varrit” e thyen edhe Jean Todt, ish-drejtuesi i njohur i Ferrarit.

72-vjeçari i ka befasuar të gjithë teksa ka zbuluar se e ka ndjekur bashkë me legjendën gjermane të Formula 1 Çmimin e Madh të Brazilit, që u zhvillua 11 nëntorin e kaluar.

“Jam gjithmonë shumë i kujdesshëm kur them diçka, por është e vërtetë që Çmimin e Madh të Brazilit e kam ndjekur bashkë me Michael në Zvicër.”

Jean Todt, në respekt të privatësisë së kërkuar nga familjarët e ish-pilotit të famshëm të Formula 1 nuk dha asnjë informacion më të detajuar për gjendjen e tij.

Todt ka qenë në krye të Ferrarit në vitet e arta të trofeve të Schumit. Ai e viziton shpeshherë 7 herë kampionin e botës në rezidencën e tij në Gland të Zvicrës, pas aksidentit të rëndë që pësoi në Meribel të Francës 5 vite më parë.

Familjarët kanë qenë shumë të kujdesshëm për të mos lejuar rrjedhjen e informacionit, ndaj shumë pak është mësuar për gjendjen shëndetësore të Schumacher. /SS/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 06 Dhjetor 2018 12:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera