Kthehu lart

Isco pëlqen një postim që kritikon trajnerin e Real Madridit

Isco pëlqen një postim që kritikon trajnerin e Real Madridit GazetaExpress

Lojtari i Real Madridit ka mbështetur një cicërimë në Twitter ku thotë se Santiago Solari “Duhet ta merr atë më parë”, por më vonë e ka larguar ‘like’-in

Mesfushori i Real Madridit, që duket se nuk pëlqehet më nga kjo skuadër, ka bërë që shumë të tjerë të ngritin vetullat ku ai ka pëlqyer një cicërimë në Twitter e cila kritikonte vendimin e Santiago Solarit që ta lë jashtë skuadre për këtë ndeshje.

Isco dështon përsëri të jetë në formacionin e Solarit kundër Madridit

Pasi që ka startuar vetëm dy herë për Madridin, prej që Solari e mori skuadrën nga Julen Lopetegui në tetor, spanjolli edhe njëherë ishte në bankë për Los Blancos, derisa ata fituan ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Bernabeu.

Pëlqen cicërimen që thotë se Solari “e zgjedh veten para Iscos”

“Ai (Solari) e ka zgjedhur Dani Ceballos dhe Casemiro të cilët janë në formë shumë të keqe, madje do ta zgjidhte edhe veten për të startuar para Francisco Alarcón Isco", ka shkruar përdoruesi i Twitterit @iepanto kur janë paralajmëruar formacionet-një mesazh që duket se është mbështetur nga lojtari për pakl minuta.

Por mandej ai e ka hequr “like”-in e tij. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Janar 2019 15:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera