Kthehu lart

Interi me investitorë të rinj

Interi me investitorë të rinj GazetaExpress

Suning Group pritet të ketë një parter të ri në Inter, pasi siç raportojnë mediat italiane, një firmë investimesh nga Hong Kongu do t’i blejë 30 përqindëshin e klubit zikaltër nga Erick Thohir.

Mëngjesin e sotëm mediat raportuan se Suning ka marrë një ofertë për shitjen e aksioneve të klubit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Il Messaggero, La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia raportojnë tani se investitorët duan t’i blejnë vetëm aksionet që i takojnë Thohirit, 30 përqindëshin e Interit.

Besohet se negociatat janë në një fazë të avancuar dhe mund të finalizohen në dy apo tri javët e ardhshme. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 17:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera