Kthehu lart

Icardi: Interi mund të fitojë kundër të gjithëve

Icardi: Interi mund të fitojë kundër të gjithëve GazetaExpress

Kapiteni i Interit Mauro Icardi beson se fitorja kundër Tottenham tregon se “ata janë në gjendje që të fitojnë kundër të gjithëve”

Nerazzurri  ishin duke humbur 1-0 në San Siro, por sulmuesi barazoi rezultatin me një gol të bukur vole kurse në minutat shtesë Matias Vecino shënoi golin e fitores.

“Të gjithë ishin në zonë por unë qëndrova jashtë saj”, tha Icardi, duke shpjeguar golin e tij në Sky Italia.

“Asamoah bëri një pasim fantastik dhe unë e përfundova mirë aksionin. Ishte një mbrëmje fantastike dhe ne kishim nevojë për të. Ne e dimë se ka skuadra të mira por ne do të garojmë kundër të gjithëve, ne gjatë tre muajve vetëm do të bëhemi gjithmonë e më të fortë”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Shtator 2018 23:47
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera