Kthehu lart

Higuaini kthehet në stërvitje me Milanin

Higuaini kthehet në stërvitje me Milanin GazetaExpress

Gonzalo Higuain është rikthyer në stërvitje me Milanin, dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Juventusit.

Sulmuesi argjentinas, i cili erdhi në Milan këtë verë në formë të huazimit nga Juve, pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Udineses dhe mungoi mbrëmë në ndeshjen kundër Real Betisit në kaudër të Evropa Ligës, transmeton Gazeta Express.

Lista e lojtarëve të lënduar në Milan është mjaft e gjatë me Lucas Biglian, Mattia Caldaran, Jack Bonaventuran dhe Davide Calabrian, Mateo Musacchion Hakan Calhanoglu e Patrick Cutronen, që janë të dyshimtë për ndeshjen ndaj Juventusit.

Lajmi i mirë është se Gonzalo Higuain është rikthyer, dhe pritet të jetë në dispozicion të Gattusos për superndeshjen e së dielës mbrëma. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 09 Nentor 2018 18:53
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera