Kthehu lart

​Hetimi për rrëzimin e aeroplanit të Salas mund të zgjasë deri në një vit

​Hetimi për rrëzimin e aeroplanit të Salas mund të zgjasë deri në një vit GazetaExpress

Hetimi për t’i zbuluar shkaqet e rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonte Emiliano Sala mund ta zgjasë deri në një vit, mirëpo Cardiff City do të duhet t’ia paguajë Nantesit shumën prej 17 milionë eurove, para se të përfundojnë hetimet.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson. Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.

Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private. Departamenti për Hetimet e Aksidenteve Ajrore kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey.

Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe javën e kaluar u konfirmua se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala, për 17 milionë euro.

Nantes ia ka kërkuar këtë shumë Cardiffit, mirëpo anglezët kanë insistuar se ata do ta paguajnë këtë shumë kur të përfundojnë hetimet për rrëzimin e aeroplanit. Pasi që këo hetime nuk priten të përfundojnë edhe një vit, Cardiffi duhet t’ia paguajë këto para menjëherë ose do të pësojë dënim nga UEFA dhe Federata e Futbollit të Anglisë. 

Një faqe për grumbullimin e fondeve për ta vazhduar kërkimin e David Ibbotson, i cili po e drejtonte aeroplanin që po e barte futbollistin argjentinas kur u rrëzua në Kanalin Anglez, u hap të premten e javës së kaluar.

Fituesi i Kupës së Botës dhe ylli i Parisit, Kylian Mbappe Lottin, dhuroi 27 mijë funte nën emrin Elie Lottin. Para ka dhuruar edhe legjenda e Anglisë dhe barcelonës, Gary Lineker. Deri tani janë grumbulluar 120 mijë funte, ndërsa synimi i është të mblidhen 300 mijë funte. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shkurt 2019 14:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera