Kthehu lart

Hazard fiton çmimin Lojtari i Muajit në Premierligë

Hazard fiton çmimin Lojtari i Muajit në Premierligë GazetaExpress

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, e ka fituar çmimin si Lojtari i Muajit në Premierligë për muajin shtator.

Pas një fillimi të shkëlqyer në këtë stinor, belgu e ka fituar çmimin prestigjioz të ligës angleze. Kjo është hera e dytë që e ka fituar Hazardi në karrierë të tij, transmeton Gazeta Express.

Edeni i ka shënuar 5 gola në katër ndeshje të Premierligës në muajin e kaluar, në mesin e pesë golave, ai shëno hat-trick ndaj Cardiff Cityt, një gol kundër Bournemouthit dhe një ndaj Liverpoolit.

Ky çmim caktohet nga një panel ekspertësh, kapitenë të skuadrave dhe votime të fansave.

Nominimet e tjera ishin, Willy Boly, Alexandre Lacazette, James Maddison, Gylfi Sigurdsson dhe Raheem Sterling. /Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2018 16:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera