Kthehu lart

Hazard: Chelsea nuk lejon të largohem dhe unë e pranoj këtë fakt

Hazard: Chelsea nuk lejon të largohem dhe unë e pranoj këtë fakt GazetaExpress

Belgu, duke folur për Telefoot, ka thënë se ai ishte në bisedime për t’u larguar nga klubi i tij në verën që lamë pas por është i lumtur edhe në Londër

Eden Hazard e ka siguruar Chelsean se ai nuk do ta lë pas ëndrrën për të luajtur për Real Madridin, por i ka siguruar ata se nuk dotë largohet nga aty në janar.

Ylli belg është i kërkuar pas paraqitjes së mirë në Botëror dhe asnjëherë nuk e ka fshehur interesin e tij për të kaluar në Madrid, që është klubi më i mirë për të.

Por, blutë reaguan shumë shpejt dhe nuk lejuan që aseti i tyre të largohet për tek kampionët europian pas largimit të Thibaut Courtois.

Hazard e konfirmoj qëndrimin e tij të qartë për Chelsea dhe se nuk do të largohet pa pajtimin e tyre.

“Nëse do të largohem do të jetë vetëm në kushte të pajtimit të ndërsjellë, si me Lille”, ka thënë Hazard.

“Chelsea ka qenë shumë i qartë me mua. Nuk mund të largohem nga klubi. Duhet ta pranojë këtë”, tha Hazard për Telefoot. “Largim apo qëndrim, në gjithsecilën mënyrë jam i lumtur. Nuk pendohem për asnjërin vendim, fare”.

“Kur ne shihemi në fytyrë, kur ne mbyllim sytë, ne gjithmonë e themi fjalën e fundit. Por, unë kurrë nuk do të hyjë në konflikt me një klub. Chelsea me ka dhënë shumë. Nëse largohem, largohem në terma të mirë sikurse jam larguar nga Lille. A është e mundur që transferi të ndodh në janar? Nuk është e mundshme”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 15 Tetor 2018 23:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera