Kthehu lart

“Havertz do ti përshtatej Bayernit”

“Havertz do ti përshtatej Bayernit” GazetaExpress

Mbrojtësi beson se shoku i tij i skuadrës te Gjermania do të ishte një nënshkrim i mirë për kampionët e Bundesligës

Kai Havertz do ti përshtatej për mrekulli Bayern Munichut si një nënshkrim i mundshëm i tyre, ka thënë Joshua Kimmich.

Havertz ka bërë debutim të plotë për Gjermaninë në miqësore kundër Rusisë të enjten, duke asistuar në golin e Serge Gnabryt të cilën skuadra e Joachim Low e fitojë me rezultat 3-0.

“Nuk mund të blej, por Kai Havertz është një lojtarë që do të përshtatej mirë me ne”, tha Kimmich për gazetarët.

Paraqitja e mirë e Havertzit nuk u la pa u parë edhe nga trajneri i Gjermanisë.

“Ai me ka impresionuar”, tha Low. “Ai është shumë i sigurt me topin dhe di të pozicionohet mirë kur shkon në sulm”.

“Kur e ka topin, vazhdimisht dëshiron ta dërgojë në sulm. Këtë e shihni edhe në stërvitje po ashtu”.

Gjermania do të kthehet në aksion të hënën në Ligën e Kombeve ku do ta presin Holandën në Gelsenkirchen. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Nentor 2018 15:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera