Kthehu lart

Guardiola: Manchester City nuk është klubi më i mirë në Evropë

Guardiola: Manchester City nuk është klubi më i mirë në Evropë GazetaExpress

Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për një titull të Ligës së Kampionëve, në mënyrë që ta konsiderojë vetën si klubin më të mirë në Evropë.

City aktualisht është në krye të Premierligës dhe nuk dinë për humbje në 15 ndeshje të këtij stinori, transmeton Gazeta Express.

“Të jesh më i mirë duhet të fitosh tituj dhe ne nuk i kemi fituar titujt për t’u bërë skuadra më e mirë në Evropë”, ka thënë trajneri spanjoll.

Skuadra e tij do të përballet këtë të shtunë me Chelsean e Sarrit në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Dhjetor 2018 19:03
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera