Kthehu lart

Gjigantët anglezë e duan Immobilen

Gjigantët anglezë e duan Immobilen GazetaExpress

Sulmuesi italian i Lazios është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile ka përfunduar në radar të gjigantëve evropianë, shkruan Gazeta Express.

Liverpooli dhe Chelsea e duan futbollistin italian në afatin kalimtar të janarit.

Jurgen Klopp planifikon ta dërgojë një skaut tek Lazio në ndeshjen e së dielës ndaj Napolit.

Ndërkohë, Chelsea është e vendosur ta marrë 28 vjeçarin nëse dështon huazimi i Gonzalo Higuainit.

Përfaqësuesi italian ka realizuar 62 gola në 88 ndeshje në Serie A, ndërsa pëlqehet nga të mëdhenjtë e Evropës. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Janar 2019 11:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera