Kthehu lart

Giroud: Është e pamundur të deklarohesh homoseksual në botën e futbollit

Giroud: Është e pamundur të deklarohesh homoseksual në botën e futbollit GazetaExpress

Sulmuesi francez i Chelseat, Olivier Giroud, ka folur për çështjen e homoseksualitetit në botën e futbollit.

Giroud ka thënë se është e pamundur që të deklarohen ata lojtarë që janë homoseksualë, transmeton Gazeta Express.

“Është e pamundur që të deklarohesh si homoseksual në futboll”, ka thënë Giroud.

“E kuptoj dhimbjen dhe vështirësitë që kanë atletët profesionist që të deklarohen për këtë, mirëpo unë jam shumë tolerant sa i përket kësaj”.

“Në futboll ka shumë punë për të arritur deri te toleranca sa i përket homoseksualëve”.

“Në dhomat e zhveshjes ka shumë testosterone, shoqëri dhe dushe të përbashkëta, është e komplikuar por kështu është”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Nentor 2018 16:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera