Kthehu lart

Garë mes Real Madridit dhe Bayern Munichut për Kane

Garë mes Real Madridit dhe Bayern Munichut për Kane GazetaExpress

Tottenhami mund ta humbasë njeriun kryesor, sulmuesin anglez Harry Kane, në fund të këtij sezoni.

Për shërbimet e tij pritet një garë e nxehtë mes dy gjigantëve evropianë, Real Madridit dhe Bayern Munichut.

Kampioni gjerman Bayern Munichu është destinacioni i preferuar i sulmuesit të Tottenhamit Harry Kane, nëse ai zgjedh të largohet nga Premierliga në fund të këtij sezoni, sipas Don Balon, përcjell Gazeta Express.

Kapiteni i Anglisë, i cili është lënduar së fundmi dhe do të mungojë deri në fund të marsit, synon të luajë për një skuadër që bën gara në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm 2019-20, nëse klubi nga Londra veriore dështon të kualifikohet.

Real Madridi është në garë për 25-vjeçarin, i cili do të mungojë në dy ndeshjet e Tottenhamit ndaj Borussia Dortmundit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 20 Janar 2019 10:27
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera