Kthehu lart

Fitorja e Zvicrës nëpërmes fotografive

Fitorja e Zvicrës nëpërmes fotografive GazetaExpress

Zvicra e mposhti Serbinë më rezultat 2-1, në një ndeshje që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka treguan vlerat e tyre

Xherdan Shaqiri nuk ka nevojë të shpik diçka kur është fjala për talentin e tij por këtë e tregon sidomos për vendin e tij, ai vrapon e vrapon dhe është i mrekullueshëm.

Shaqiri shënoi golin e fitorës për të përmbysur Serbinë në minutën e 90 dhe ta vendos kështu Zvicrën në një pozicion përfekt që të arrijë në fazën e 1/16’ës së finales.

Ishte një gol nga një kundërsulm, ku Shaqiri merr avantazhin para Dusko Tasicit i cili bëri një përpjekje vetvrasëse për të luajtur offside, e ku ai e përfundon golin me një lehtësi të paparë.

Shaqiri zhveshu fanellën dhe tregojë muskujt e tij që dukeshin shumë të fuqishëm. Ai beson se e meriton që të vazhdojë në Premier Ligë dhe kjo paraqitje e mirë do të bëj shumë klube të Premier Ligës që të paguajnë klauzolën e tij në Stoke.

Kjo ishte një fitore kruciale për Zvicrën që e lë Serbinë buzë eliminimin pasi që duhet të bëjnë diçka magjike që ta mundin Brazilin për të kaluar në  xhiron tjetër.

Serbia luajti mirë në pjesën e parë, por nuk mund ti përballonte efikasitetit zviceran. Aleksandar Mitrovic ishte lojtari i ndeshjes para se Shaqiri të intervenonte dhe ai e di si është të jesh si Harry Kane dhe jo pse ai duhet ta quaj vetveten një golashënues botëroresh.

Por, sulmuesi serb më shumë luantë mundje në mbrojtje dhe faulonte sesa kryente punë siç bën në ajër sulmuesi i Anglisë.

Serbia erdhi në epërsi brenda pesë minutave të parë. Mitrovic tashmë kishte treguar potencën e tij në ajër dërisa Yann Sommer kishte bërë disa pritje fenomenale që shpëtuan Zvicrën.

Granit Xhaka, të gjithë tifozët e Arsenalit e dinë momentin e çmendur të goditjes se tij të fuqishme dhe e tillë ishte ajo goditje rrufe e Xhakës që e vërbojë portierin serb.

E kur mendohej që ndeshja do të përfundonte barazim, në skenë doli Xherdan Shaqiri që kalojë tërë mbrojtjen dhe me një qetësi superlojtari shënon gol në minutat e fundit të ndeshjes. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Qershor 2018 00:49
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera