Kthehu lart

Fiton Interi, shkëlqejnë Shaqiri e Guarin (VIDEO)

Fiton Interi, shkëlqejnë Shaqiri e Guarin (VIDEO) GazetaExpress

Fredy Guarin e Xherdan Shaqiri shkëlqyen në fitoren 4:1 të Interit kundër Atalantas.

Skuadra e Roberto Mancinit, Interi, ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme për vazhdën e këtij stinori.

Zikaltrit triumfuan 4:1 në sfidën kundër Atalantas në udhëtim falë shkëlqimit të Fredy Guarin dhe Xherdan Shaqirit.

Kosovari shënoi golin e parë të Interit (3’) nga penalltia për të asistuar më pas te Guarin i cili realizoi dy herë (37’ dhe 63’).

Rodrigo Palacio shënoi golin e katërt të Interit (73’), teksa goli i vetëm për vendasit erdhi nga Maxi Moralez (28’).

Interi tani ka 32 pikë në pozitën e 10-të në renditje, dy më shumë se Milani që është një pozitë më poshtë. 


Goal Palacio - Atalanta 1-4 Inter - 15-02-2015 by Gol-Live
Wonderful goal by Guarin HD - Atalanta 1-3... by wittyfutty
Goal Guarin - Atalanta 1-2 Inter - 15-02-2015 by Gol-Live
Maximiliano Moralez Goal - Atalanta vs Inter 1... by footballTV
Xherdan Shaqiri Goal - Atalanta vs Inter 0-1... by footballTV
    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 15 Shkurt 2015 16:52
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera