FIFA pritet ta dënojë Meksikën

Procedura disiplinare pritet që të hapën kundër kombëtares meksikane pasi që ata brohoritën shprehje anti-homoseksuale, ka konformuar sot FIFA

GazetaExpress

FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Meksikës pasi që janë dëgjuar brohoritma homofobike gjatë ndeshjes së tyre kundër Gjermanisë në Botërorë.

Aty akuzohen disa tifozë të Meksikës kishin brohoritur në drejtim të portierit të Gjermanisë Manuel Neuer derisa ai po e rivënte tipin në lojë në pjesën e parë të ndeshjes se parë të Grupit F, në mes të Gjermanisë dhe Meksikës.

Një zëdhënës i FIFA’s ka konfirmuar për Omnisport se ka hapur procedura disiplinore por nuk ka mundur që të jep komente të tjera.

Meksika fitoi 1-0 me golin e Hirving Lozanos në minutën e 35’të të takimit, derisa ata do të përballen me Korenë e Jugut në Rostov të shtunën.

Tifozët kishin brohoritur “Ooooooooooooooooh”, derisa portieri përgatitej ta godiste topin derisa më vonë kishin bërtitur “puto” (e cila gjë do të thotë ‘kurvë’ por po ashtu përdorët edhe si ‘gej’ në spanjisht), një fjalë që është bërë kulturë e shumë tifozëve në Amerikën Latine.

Meksiko mund ti përsëritet dënimi që e ka marrë për disa vite, por që nuk po arrin ende ta ndal atë fjalë në tribuna.

Gjatë Copa America Centenario në SHBA, tifozët ishin kritikuar ashpër duke përdorur këtë fjalë madje pasi ishin vrarë 49 njerëz në një sulm terrorist në një klub të LGBT’së në Orlando. /GazetaExpress/

Të tjera

Lajmet e fundit