Kthehu lart

FIBA ngushëllon familjen Sinani, ofron mbështetje për të gjithë të prekurit e tragjedisë

FIBA ngushëllon familjen Sinani, ofron mbështetje për të gjithë të prekurit e tragjedisë GazetaExpress

FIBA përmes faqes zyrtare ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të basketbollistit Gazmend Sinani, që sot ka vdekur në një aksident trafiku.

“Me trishtim të madh FIBA mori lajmin për vdekjen e përfaqësuesit të Kosovës, Gazmend Sinani, 27 vjeçar, që vdiq në një aksident trafiku ku u lënduar edhe lojtarët Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti Kujtim Shala. FIBA iu shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëlojtarëve dhe të gjithë të prekurve”, thuhet në faqen zyrtare të FIBA-së.

Më tutje FIBA shkruan se, “kjo është një goditje tragjike për Federatën e Basketbollit të Kosovës, hidhërimi i të cilit ndahet nga FIBA dhe gjithë komuniteti i basketbollit në të gjithë botën”.

FIBA shton se do të punojë me Federatën e Basketbollit të Kosovës për të ofruar të “gjithë ndihmën e nevojshme për familjen e Sinanit dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi”.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Qershor 2018 22:37
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera