Kthehu lart

FFK parashikon rindërtimin e Adem Jasharit

FFK parashikon rindërtimin e Adem Jasharit GazetaExpress

Federata e Futbollit të Kosovës parashikon që ta rindërtojë stadiumin Adem Jashari duke e bërë atë të kategorisë së pesë

Me anë të një njoftimi publik, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke parashikuar që stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë ta shndërrojë në një stadium të kategorisë së pestë.

“Stadiumi Olimpik "Adem Jashari", aty ku nisi historia e re e futbollit të Kosovës. Më 5 mars të vitit 2014 në këtë stadium u zhvillua ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare nën patronatin e FIFA-s, Kosova – Haiti (0:0). Në të ardhmen e afërt, ky stadium, pritet t’i nënshtrohet rinkontsruktimit të plotë, në mënyrë që t’i plotësojë standardet e UEFA-s për kategorinë e katërt”, ka shkruar FFK në këtë faqe.

Kujtojmë se në Adem Jashari deri me tani janë mbajtur edhe disa ndeshje të Kombëtares së grupmoshave të Kosovës, por edhe të ekipeve në gara Europiane, në Ligën e Kampionëve dhe në Europa Ligë.

FFK në këtë njoftim nuk ka treguar se kur do të shpall tender për rindërtimin e këtij stadiumi, por ata kanë thënë që së shpejti, derisa kanë shkruar se atë synojnë ta bëjnë me standarde të kategorisë së katër të UEFA’së. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 05 Dhjetor 2018 23:56
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera