Kthehu lart

Ferguson në stërvitje me Manchester Unitedi përpara ndeshjes ndaj Tottenhamit

Ferguson në stërvitje me Manchester Unitedi përpara ndeshjes ndaj Tottenhamit GazetaExpress

Legjenda e Manchester Unitedit, Alex Ferguson, është parë duke u futur në qendrën stërvitore të Unitedit në Carrington, përpara ndeshjes me Tottenhamin në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

Skuadra po i bënë stërvitjet finale përpara udhëtimit për në Londër, ku do të takohet me Spurs nesër në “Wembley”, dhe bashkë me lojtarët ka qenë ish-trajneri legjendar, Ferguson, transmeton Gazeta Express.

Unitedi po kalon në formë të shkëlqyer që prej se është bërë trajner Ole Gunnar Solskjaer, duke zërë vendin e të shkarkuarit, Jose Mourinhos.

Në pesë ndeshjet e para, norvegjezi ka siguruar pesë fitore.

Prezenca e Fergusonit do t’iu ndihmojë lojtarëve që të përgatiten moralisht për ndeshjen ndaj Tottenhamit, që zhvillohet të dielën prej orës 17:30. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 14:19
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera