Kthehu lart

Federer heq kapelën për gjuajtjen e lirë të Cristiano Ronaldos

Federer heq kapelën për gjuajtjen e lirë të Cristiano Ronaldos GazetaExpress

​Federer ka lavdëruar Cristianon, pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Spanjës.

Ylli i Real Madridi, Cristiano Ronaldo, shkëlqeu në barazimin 3-3 të Portugalisë me Spanjës, duke realizuar het-trik, për ta nisur Botërorin ashtu siç i ka hije fituesit aktual të “Topit të Artë” dhe çmimit “The Best” nga FIFA.

Legjenda e sportit të tenisit, Roger Federer, ka gjetur kohë që të flasë edhe për futboll dhe është fokusuar te gjuajtja e lirë e Cristinaos, që ia siguroi një pikë Portugalisë.

“Gjuajtja e lirë e Cristianos ishte fantastike. Ai nuk shënonte për një kohë të gjatë dhe këtë herë, kur më së shumti duhej që të shënonte, ai u paraqit”, tha Federer.

Federer është fans i futbollit dhe për këtë shpreson te jetë një Kupë e Botës për t’u mbajtur mend, teksa tregoi edhe favoritët për të triumfuar në Rusi.

“Shpresoj të jetë një Kupë e Botës sa më e mirë. Favoritët? Gjermania, Brazili, Spanja dhe, natyrisht, Portugalia”, tha Federer, teksa foli edhe për vendin e tij, Zvicrën: “Ne nuk jemi favorit, por shpresoj të bëjmë diçka të mirë”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Qershor 2018 23:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera