Kthehu lart

FC Kosova e Cyrihut, miqësore me Vëllaznimin e Agim Canës

FC Kosova e Cyrihut, miqësore me Vëllaznimin e Agim Canës GazetaExpress

Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicër, FC Kosova, nga data 15 deri me 18 shkurt të këtij viti do të qëndrojnë në Kosovë.

Ekipi i trajnerit Enver Osmani, ditën e parë do të zhvillojë stërvitje në Prishtinë, ndërsa ditën e dytë është e paraparë të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Vëllaznimit.

Ndeshja do të luhet më 16 shkurt, në orën 13:00 në qytetin e Gjakovës, njofton albinfo.ch.

E ndërkaq më 17 Shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ekipi i FC Kosovës do të shëtitë në kryeqytet dhe do të kenë mundësi të përcjellin organizimet me rastin e kësaj feste të rëndësishme shtetërore.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 22:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera