Kthehu lart

Është 34-vjeçar, por theu rekord historik në Serie A me golin e radhës

Është 34-vjeçar, por theu rekord historik në Serie A me golin e radhës GazetaExpress

​Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren 3-0 të Juventusit në udhëtim te Sassuolo dhe ka thyer rekord historik. Ai është bërë lojtari i parë që shënon në 9 ndeshje me radhë jashtë shtëpisë.

Juventusi është inspiruar nga paraqitja fantastike e Cristiano Ronaldos për të marrë fitore të madhe në udhëtim te Sassuolo, që vjen pas barazimit shokues 3-3 me Parman, shkruan Gazeta Express.

CR7 u përfshi te goli i parë, shënoi personalisht atë të dytë, teksa asistoi për golin e tretë.

Edhe pse 34-vjeçar, CR7 vazhdon të thyejë rekorde.

Me golin që shënoi ndaj Sassuolos, ai u bë futbollisti i parë në hsitori të Serie A që shënon 9 ndeshje të njëpasnjëshme jashtë shtëpisë.

Ndaj Sassuolos, CR7 shënoi golin e 20 në 31 paraqitje për Juventusin deri më tani këtë sezon. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Shkurt 2019 23:52
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera