Kthehu lart

Emery flet për suksesin e tij në zëvendësime

Emery flet për suksesin e tij në zëvendësime GazetaExpress

Më së shumti gola dhe asiste nga zëvendësuesit se tërë skuadrat tjera. Emery tregon se si e ka mësuar këtë metodë dhe pse i bën ndryshimet më herët

Zëvendësimet te Arsenali kanë kontribuar më shumë gola dhe asiste se çdo skuadër tjetër në Premier Ligë deri tani këtë sezon.

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery thotë se këtë shprehi të tij për zëvendësime të hershme gjatë ndeshjes është në kundërshtim me taktikat e tij sesa një strategji e paramenduar.

Skuadra nga Londra Veriore gjendet në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Chelsean, dhe është duke punuar mirë që të kthehet në Ligën e Kampionëve.

Emery ka mohuar të flet që vendimet e tij për zëvendësime për të bërë herët apo vonë, por kjo varet edhe nga ndeshje që është në pyetje, por që kjo filozofi vjen varësisht për ndikimin që do të kenë në ndeshje këto ndryshime”.

“E kam mësuar në Spanjë nga trajneri Javi Irureta”. Ka thënë 47 vjeçari për faqen e Arsenalit. “Ai me stërviti në Deportivo La Coruna dhe ishte një trajner i madh me karrierë të madhe”.

“Kur ai ishte trajneri i im, na thoshte: Kur bëj ndryshimet i bëj sepse dua të ndryshoi diçka. Ndoshta është pozitive, ndoshta është negative por është një ndryshim”.

“Kjo është ideja që kam arrë dhe atë kam në mendje. Në skuadrat tjera që kam stërvitur, disa me kanë kritikuar që i kam bërë ndryshimet shumë vonë. Këtu për shembull ju thoni i bëj ndryshimet më shpejt”.

“Varet nga momenti, si ecën ndeshja, por në një situatë që ne po jetojmë nëse bazohemi në pjesën e parë ne nuk do të fitonim 15 ndeshje në Premier Ligë. Kjo është një arsye, pra ka nevojë për ndryshim”.

Arsenali e deklasoi Tottenhamin 4-2 në një derbi shumë të nxehtë vikendin e kaluar para se të barazonte në një ndeshje kontraverze në mesjavë në Manchester United.

Ata të shtunën presin Huddersfield Toën para se të luajnë ndeshjen e fundit në grupe në Europa Ligë kundër Qarabag më 13 dhjetor në Emirates Stadium.

Në ndeshjen e radhës ata do të luajnë pa Aaron Ramseyn dhe pa Rob Holding. Ky i fundit nuk do të jetë gati për Arsenalin deri në sezonin e ardhshëm. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Dhjetor 2018 15:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera