E konfirmon FFK: Lirim Kastrati ftohet në Kosova A

Lojtari i talentuar i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati do të ftohet nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet kundër Maltës dhe Ishujve Faroe që do të zhvillohen në tetor

GazetaExpress

Talenti i Lokomotivës, ende nuk kishte zgjedhur për Kombëtaren e tij pasi që ai kishte mundësi të zgjidhte edhe Kombëtaren e Shqipërisë por edhe atë të Kroacisë, madje për këtë të fundit kishin shkruar edhe disa media se ai do të luante për  Kroacinë.

Por, sonte dilemat janë hequr. 

Lajmin për Express, se Kastrati do të luan për Kosovën A, e ka konfirmuar edhe Bajram Shala, përgjegjës për media në FFK dhe drejtor për licencim, i cili ka thënë se ai do të luaj për Kosovën.

Sipas tij, ai vet e ka konfirmuar për media lajmin, derisa Kastrati ka mohuar zërat se do të luaj për Kroacinë, ashtu sikurse ishte publikuar një lajmi në media.

Kastrati ishte paraqitur me Kosovën në ndeshjen e fundit të saj kundër Irlandës U21, madje kishte asistuar në golin e parë të saj.

Po ashtu ai ishte lojtari më i mirë i Kosovës për U21.

Kastrati luan si sulmues krahu dhe sulmues qendrorë dhe ka pasur një paraqitje të mirë edhe në Ligën e parë kroate.

Ai është i rritur nga akademia e ekip kroat.

Lirim Kastrati ka lindur në Hogosht të Kamenicës dhe deri me tani 19 vjeçari ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje me NK Lokomotivën e Zagrebit. /GazetaExpress/  

Të tjera

Lajmet e fundit