Kthehu lart

​E ardhmja e Sarrit e pasigurt, lojtarët e Chelseat i vënë në dyshim taktikat e tij

​E ardhmja e Sarrit e pasigurt, lojtarët e Chelseat i vënë në dyshim taktikat e tij GazetaExpress

E ardhmja e Maurizio Sarrit në Chelseat është në rrezik për shkak të rënies drastike të formës së skuadrës. Rezultatet e këqija gjatë kësaj faze të sezonit kanë bërë që një numër i lojtarëve t’i vënë në dyshim taktikat dhe stilin e tij të lojës.

Prioriteti kryesor i këtij sezoni për Chelsean është të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, mirëpo disfata turpëruese me rezultat 6:0 ndaj Manchester Cityt ka bërë që klubi londinez të zbresë në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Triumfi në Evropa Ligë është një mënyrë tjetër sesi Chelsea mund ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, pasi që fituesi i kësaj gare e siguron një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, gjasat që Sarri të triumfojë në Evropa Ligë me formën e tanishme janë të vogla. Përderisa italiani u prit krahëhapur nga lojtarët e Chelseat në fillim të sezonit, disa prej tyre veçse e kanë humbur besimin te trajneri.

Futbollistët e kësaj skuadre besohet se janë të pakënaqur me qasjen strikte dhe të ashpër ndaj stërvitjeve. Për më tepër, ata janë të shqetësuar edhe sa i përket kufizimit të lirisë së lëvizjes në fushë gjatë ndeshjeve.

Lojtarët e Chelseat nuk janë të kënaqur as me orarin e stërvitjeve, pasi që nganjëherë ato fillojnë në orën 16:00 dhe vazhdojnë deri në mbrëmje.

Sarri e ka ndarë skuadrën në dy pjesë: grupin kryesor dhe grupin anësor, pasi që po tenton t’i edukojë lojtarët të cilët nuk kanë arritur ta mësojnë stilin e tij të lojës. Si rezultat e kësaj metode, shumë lojtarë të skuadrës  ndihen të lënë anash.

Mungesa e ndryshimeve në skuadër ka bërë që edhe lojtarët kryesore të jenë më të lodhur për ndeshje, pasi që ata po luajnë në të gjitha ndeshjet, ndërsa lojtarë si Callum Hudson-Odoi kërkojnë një klub tjetër për shkak të mungesës së aktivizimit në lojë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shkurt 2019 09:36
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera