Kthehu lart

Dzeko vendos për të rinovuar me Romën

Dzeko vendos për të rinovuar me Romën GazetaExpress

Edin Dzeko pritet që të rinovojë kontratën e tij me Romën dhe mund të merr rolin e Francesco Tottit për të qëndruar kohë të gjatë në klub

Këtë javë sulmuesi boshnjak u diplomua në menaxhim të sporteve në Universitetin e Sarajevës dhe duket se ambiciet e tij janë që ai të jetë drejtor në të ardhmen.

Dzeko flet mirë disa gjuhë, si gjuhën boshnjake, çeke, gjermane, angleze dhe italiane, kështu që mund të jetë në menaxhimin e Giallorossi edhe pasi që të pensionohet.

Sipas calciomercato.com, klubi dëshiron që t’ia zgjat kontratën atij deri në verën e vitit 2021, duke e mbajtur atë në Stadio Olimpico deri në moshën 35 vjeçare.

Dzeko mund ta zvogëlojë rrogën për këtë nder, duke e marrë katër milionë në sezon, në vend të 4.5 milionë.

Ai mund të merr rol suportues për Francesco Totti dhe Monchi në menaxhim të klubit, edhe pse FA e Bosnjës po ashtu mund ti ofrojë një rol të tillë për Kombëtaren e Bosnjës. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shtator 2018 21:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera