Kthehu lart

Dyshja e Liverpoolit zgjidhen më të mirët e muajit në Premierligë

Dyshja e Liverpoolit zgjidhen më të mirët e muajit në Premierligë GazetaExpress

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dhe qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk, janë zgjedhur trajneri dhe përkatësisht lojtar i Muajit Dhjetor në Premierligë.

Kjo është hera e parë që kapiteni i Holandës, Van Dijk, e fiton këtë çmim. Po ashtu, ai është mbrojtësi i parë që e fiton atë që prej vitit 2013, kur e kishte fituar Jan Vertonghen i Tottenhamit, transmeton Gazeta Express.

Klopp e fitoi për herë të parë këtë çmim në shtator të vitit 2016. "Është shumë mirë, qershia mbi tortë", tha Klopp. 

"Ishte një muaj shumë i suksesshëm për i vështirë. Çdo ndeshje ishte sikur më e  rëndësishmja e sezonit. E pabesueshme. Intensiteti ishte i madh dhe kjo e bëri këtë muaj të veçantë", shtoi ai.

Të kuqtë ishin skuadër e pamposhtur gjatë dhjetorit, me Van Dijk që luajti në të gjitha tetë ndeshjet, duke shënuar një herë në fitoren 2-0 ndaj Wolves.

Liverpooli ka katër pikë më shumë se Manchester City në krye të tabelës. /Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 21:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera