Kthehu lart

Dua Lipa, pas golave të Xhakës e Shaqirit: Zemra mal!

Dua Lipa, pas golave të Xhakës e Shaqirit: Zemra mal! GazetaExpress

​“Zemra mal!”, është komenti i Dua Lipës në postimin e babait të saj në “Instagram”.

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Zvicrës ku shënuan gol dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duke poshtuar mediat botërore pas festimeve me shqiponjë.

“Urime Zvicrës. Djemtë tanë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, fluturuan sonte”, ka shkruar ai në “Instagram”.

Menjëherë ka reaguar këngëtarja dhe vajza e Dukagjinit, Dua Lipa, që komentoi në statusin e babait: “Zemra mal!”.

Zvicra mori fitore të madhe në Rusi duke grumbulluar tani 4 pikë dhe është afër kualifikimit në mesin e 16 më të mirave, ndërsa Serbia do të ketë punë të vështirë dhe është afër eliminimit, pasi do të përballen me favoritin, Brazilin. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Qershor 2018 11:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera