Kthehu lart

Drita kryen stërvitjen e parë para Santa Coloma

Drita kryen stërvitjen e parë para Santa Coloma GazetaExpress

Kampionia e Kosovës, Drita e ka kryer stërvitjen e parë që prej mbërritjes në Gjibraltar para takimit të parë kundër Santa Colomas në rundin preliminar për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, klubi nga Gjilani ka njoftuar për stërvitjen e së shtunës, tri ditë para ndeshjes së parë kundër klubit nga Gjibraltari, transmeton Gazeta Express.

Drita e zhvillohen ndeshjen gjysmëfinale kundër Coloma të martën në orën 17:00. Në rast fitoreje, Drita do të luajë në finale të këtij rundi kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes La Fiorita vs Lincoln FC, pas tri ditësh.

 “Skuadra jonë sot ka zhvilluar stërvitjen e parë në Gjibraltar. Ekipi i drejtuar nga trajneri Bekim Isufi ka marrë ngarkesën e duhur para ndeshjes.

Përgaditjet kan qenë intensive, poashtu lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe janë gati për sfidën me FC Santa Coloma që zhvillohet të martën prej orës 17:00 në Victoria Stadium, Gjibraltar”, thuhet në statusin e klubit të Dritës. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Qershor 2018 22:52
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera