Kthehu lart

Drita historike, fiton ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

Drita historike, fiton ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve GazetaExpress

Historike! Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit sot ka arritur fitoren e parë në paraeliminatorëve

Gjilanasit e kanë merituar fitoren pasi që nga fillimi i takimit ishin dukshëm më të mirë se sa skuadra nga Andorra.

Mund të thuhet se gjilanasit kanë sulmuar për 120 minuta lojë por më kot.

Pjesa e parë përfundoi më rezultat 0-0 pavarësisht se Drita për më shumë se 9 herë tentoi për të ardhur të goli por Santa ishin shumë të organizuar në mbrojtje.

Edhe në pjesën e dytë Drita vazhdojë më të njëjtin ritëm dhe kishte disa herë mundësi për të shënuar gol por prapë Santa Coloma arriti ta ruaj epërsinë.

Për ta përcaktuar fituesin u deshën minutat shtesë të ndeshjes.

E në minutat shtesë Drita përsëri ishte një skuadër më e mirë.

Kur po zhvillohej minuta e 9’të nga një largësi prej 30 metrave Xhevdet Shabani shënon një supergol që mund të jetë për golin e vitit nga FIFA.

E kur po zhvillohej minuta e 15’të e shtesës së parë, u akordua penallti për Dritën të cilën në gol e shndërroi Fida Gërbeshi me një qetësi të paparë.

Në pjesën e dytë Drita lehtë ka mundur ta shtojë epërsinë për shkak se ra ritmi i lojës, por që rezultati i konvenonte gjilanasëve.

Ndryshe, Drita ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të premten ku do të takohet me fituesin e ndeshjes La Fiorita – Lincoln Red, që zhvillohet sonte në ora 21:00. 

Kjo është fitorja e parë e një ekipi kosovar në Ligën e Kampionëve. 

/GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 26 Qershor 2018 19:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera