Kthehu lart

Djimsiti pranë gjigantit turk

Djimsiti pranë gjigantit turk GazetaExpress

E ardhmja e Berat Djimsitit te Atalanta mund të mbyllet që në merkaton e janarit, pasi për mbrojtësin shqiptar është Besiktas që po interesohet për shërbimet e tij.

Pak ditë më parë u konfirmua se klubi turk kishte patur një takim, Milos Malenovic, agjentin i 25-vjeçarit shqiptar dhe kanë biseduar për mundësitë e transferimit të tij në Turqi.

Së fundi, trajneri i Besikta, Senol Gunes, në një dalje për media tha se pritet që me skuadrën të bashkohet një qendërmbrojtës shtatlartë, duke nënkuptuar karakteristikat e Djimsitit.

Hapat e fundit të tratativës i ka zbuluar Bein Sport në Turqi, të cilën kanë shkruar se mbrojtësi kuqezi do të huazohet për gjysmën e dytë të sezonit, për të vendosur në qershor për të ardhmen e tij, periudhë në të cilën i skadon kontrata me Atalantan. /TeleSport/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 13:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera