Kthehu lart

Derbi “Madonnina” për lojtarin e Cagliarit

Derbi “Madonnina” për lojtarin e Cagliarit GazetaExpress

Një ballafaqim mes dy skuadrave nga Milano pritet të zhvillohet në janar për shërbimet e mesfushorit të Cagliarit, Nicolo Barella.

Sipas Corriere dello Sport, ekzekutivët e Milanit do ta shikojnë me kujdes Barellan gjatë ndeshjes mes skuadrës së Gattusos dhe Cagliarit të dielën, transmeton Gazeta Express.

Cagliari i kërkon 40 milionë euro për 21-vjeçarin, ndërsa Milani po mendon që ta ulë çmimin duke i ofruar lojtarë të tjerë në ofertë.

Ndërkohë Interi në anën tjetër është duke e monitoruar lojtarin qe një kohë të gjatë dhe i ka filluar bisedimet me presidentin, Tommaso Giulini.

Barella është paraqitur në të gjitha ndeshjet e këtij stinori në Serie A, dhe e ka fituar ftesën nga Kombëtarja italiane në ndeshjet kundër Polonisë dhe Portugalisë në kuadër të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shtator 2018 13:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera