Kthehu lart

Cuadrado: Vetëm fitoret na interesojnë

Cuadrado: Vetëm fitoret na interesojnë  GazetaExpress

Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado ka deklaruar se “vetëm një gjë është e rëndësishme në Torini dhe ajo është fitorja” derisa beson se në këtë objektiv hynë edhe Liga e Kampionëve

Bianconeri kanë fituar Skudeton për shtatë vite rresht dhe kanë fituar dy tituj në katër sezone në Itali.

Këtë verë ata transferuan Cristiano Ronaldon, derisa janë duke kërkuar që për herë të parë të fitojnë në Europë, që prej 1996.

“Ne e dimë se cila gjë ka rëndësi këtu dhe kjo është fitorja. Për këtë ne bëjmë më të mirën dhe punojmë për të sjell sa më shumë trofe të mundshëm”, tha Cuadrado për Fox Sports.

“Ne duam që ta fitojmë Skudeton dhe Kopa Italia, pastaj nëse ne arrimë në finale të Ligës se Kampionëve kjo gjë do të ishte edhe më mirë. Ne shpresojmë t’i arrimë këto gjëra”.

“Është shumë vështirë në këtë garë, sepse, natyrisht janë skuadrat më të mira në Europë, por ne jemi gati dhe dëshirojmë që ta përmbyllim edhe këtë garë”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shtator 2018 22:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera