“Cristiano e dominon botën, mirëpo Messi është më i mirë se të gjithë”

Ish-lojtari i Milanit, Schalkes, Las Palmas dhe Enitracht Frankfurtit, Kevin-Prince Boateng ka thënë se e respekton Ronaldon shumë, mirëpo Messi është më i mirë se të gjithë.

GazetaExpress

Boatengi u rikthye në Serie A këtë stinor, mirëpo kësaj here jo te Milani por te Sassuolo, transmeton Gazeta Express.

“Në këtë botë më i miri është Ronaldo, mirëpo nëse ekziston dikush me superfuqi atëherë ai është Lionel Messi”, ka thënë Boatengi.

“Ai është i pabesueshëm, ai bënë gjëra, të cilat asnjë lojtar tjetër nuk di se si t’i bëjë. Ronaldo e dominon këtë botë, Mirëpo Messi është më i mirë se të gjithë, se gjithçka”. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit